Bota 9 August 2026, 11:36 Nga VNA

Zelensky në Beograd, Tirana në siklet diplomatik: Ukraina kërkon mbështetje kundër Rusisë, por nuk njeh Kosovën

Ndaje në Whatsapp
Zelensky në Beograd, Tirana në siklet diplomatik: Ukraina kërkon

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai përsëriti se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një reagim zyrtar, Tirana rithekson mbështetjen për Ukrainën në përballjen me agresionin rus, por njëkohësisht vendos një vijë të qartë ndarëse për Kosovën, duke theksuar se pavarësia e saj nuk mund të krahasohet me asnjë situatë tjetër ndërkombëtare.

Reagimi vjen në një moment kur takimet me Zelensky-n janë kthyer shpesh në mundësi fotografish politike për liderët e rajonit. Por këtë herë, pas deklaratës së tij në Serbi, diplomacia shqiptare kujtoi se për Kosovën nuk mjafton entuziazmi i pozave: duhet edhe qëndrim i qartë politik.

MEPJ thekson se Shqipëria qëndron fort pranë sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, por po aq fort edhe pranë sovranitetit, pavarësisë dhe vendit të merituar të Kosovës në familjen euroatlantike.

“Nuk duhet të ketë keqkuptime në këtë pikë: çdo përpjekje për të bërë një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht mashtruese”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Sipas MEPJ, rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Ministria kujton edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ndryshe, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës cilësohet nga diplomacia shqiptare si një çështje krejtësisht tjetër, që përbën shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në reagim, Shqipëria thekson se një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe evropian kërkon pranimin e realitetit dhe të pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

MEPJ shton se Serbia dhe Kosova i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, që në fund duhet të çojë në njohje të ndërsjellë, nuk do ta dobësonte Serbinë, por do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së rajonit.

Ministria vlerëson se vizita e Zelensky-t në Serbi i shërben para së gjithash interesave të Ukrainës dhe e quan këtë të kuptueshme e legjitime. Megjithatë, Tirana nënvizon se çdo hap që e largon Serbinë nga ndikimi rus dhe e afron me Evropën është pozitiv, për sa kohë nuk zbeh të vërtetën themelore për Kosovën.

Video

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

Momente dramatike nga Kruja! Përpjekje për të shuar flakët, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po rrezikon banesat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme