Politika 10 August 2026, 13:47 Nga VNA

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

Ndaje në Whatsapp

fdfdfd.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili e lidh fuqinë e një shteti me ekonominë, prodhimin vendas, kontrollin e kufijve dhe sigurinë energjetike.

“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”, shprehet Rubio.

Por nëse mesazhi amerikan vendoset përballë realitetit shqiptar, kontrasti është i vështirë të mos vihet re.

Shqipëria nuk prodhon pothuajse asnjë nga ato që përmend Rubio si tregues të fuqisë së një shteti. Nuk ndërton anije, nuk prodhon barna që konsumon në masën e nevojshme dhe mbështetet ndjeshëm te importet për një pjesë të madhe të produkteve dhe burimeve që përdor.

Edhe sektori që tradicionalisht është konsideruar si një prej bazave të prodhimit vendas, bujqësia, po përballet me rënie dhe vështirësi të vazhdueshme, sipas të dhënave zyrtare.

Në këto kushte, mesazhi i Rubio-s tingëllon disi i hidhur kur lexohet nga Shqipëria.

Lexo gjithashtu

Video

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme