
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i arrestuar dy ditë më parë në një vilë në Palasë, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Nallbani dyshohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Gjatë seancës, avokati i Nallbanit kërkoi një masë më të butë sigurie, duke ofruar garanci pasurore. Kërkesa, megjithatë, nuk është pranuar nga gjykata, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë në burg gjatë hetimeve.






















