Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.
Mësohet se Kristian Sterjo është lokalizuar dhe kapur në afërsi të banesës së tij. Forcat e policisë po e shoqërojnë në komisariat, ndërsa vijojnë procedurat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet për motivin dhe rrethanat e vrasjes vijojnë.






















