Kronika 10 August 2026, 14:53 Nga VNA

Burgjet i refuzojnë lejen, Ardian Çapja nuk lejohet t’i japë lamtumirën e fundit nënës së tij

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.png

Burgjet dhe Policia kanë bërë ping-pong me njëra-tjetrën, për lejen e posaçme që duhet t’i jepej të dënuarit me burgim të përjetshëm që të mund të linte qelinë për disa orë për varrimin e nënës.

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka drejtuar një email Policisë së Shtetit duke i kërkuar që të sigurojë perimetrin e jashtëm me qëllim shoqërimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Në email është kërkuar po ashtu informacion nëse ka të dhëna për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj Çapjas, për shkak të problemeve që ka me krerë të grupeve kriminale në qytet.

Policia zyrtarisht nuk ka kthyer një përgjigje, pasi pretendon se i takon Burgjeve të vendosin, por ka nxjerrë forcat në rrugë. Pra institucionet përmes pasimit të topit, pranojnë në këtë mënyrë se s’mund të garantojnë jetën e të dënuarit në një qytet si Elbasani që duket se vijon të jetë nën pushtetin e bandave.

Varrimi ishte caktuar në orën 14:00, por familjarët e Ardian Çapjas kanë njoftuar burgjet që mund ta shtyjnë orarin, nëse vendosin ta shoqërojnë atë. Por nuk kanë marrë përgjigje.

Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në shenjë hakmarrje, ndërsa njihet si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës, aktualisht në kërkim nga SPAK. Ardian Çapja iu ka mbijetuar disa atentateve mafioze.

Video

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme