Politika 10 August 2026, 16:43 Nga VNA

Bashkia Dimal kundër shkrirjes, Këshilli Bashkiak voton kundër bashkimit me Beratin

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdvf.PNG

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në qendër të diskutimeve ka qenë propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Në nisje të mbledhjes është lexuar relacioni që propozon shkrirjen e Bashkisë Dimal. Sipas këshilltarëve bashkiakë, në relacion argumentet e paraqitura për këtë bashkim lidhen me lidhjen historike mes dy zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e Spitalit të Beratit.

Këshilltarët e Dimalit kanë kundërshtuar këto argumente, duke pretenduar se ato nuk përputhen me analizën e ekspertëve dhe nuk ofrojnë një argumentim të mjaftueshëm për nevojën e shkrirjes së bashkisë.

Sipas tyre, Bashkia Dimal gjatë 10 viteve të fundit ka pasur një mesatare prej 38% të investimeve të realizuara me buxhetin e vet aktiv, duke u renditur e pesta në rang vendi. Në të njëjtin tregues, sipas këshilltarëve, Bashkia Berat ka pasur një mesatare prej 7%.

Këshilltarët kanë argumentuar gjithashtu se, ndryshe nga sa pretendohet në relacion, shkrirja nuk do të sillte rritje të kapaciteteve investuese për Dimalin. Sipas tyre, bashkimi me Beratin mund të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, veçanërisht tek fermerët, të cilët prej vitesh eksportojnë prodhimet bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare.

Në përfundim të diskutimeve, këshilltarët bashkiakë kanë dalë në përfundimin se relacioni nuk argumenton, sipas tyre, me fakte apo studime fizibiliteti avantazhet që do të sillte shkrirja e Bashkisë Dimal.

“Në relacion, në kundërshtim me nenin 89, nuk argumentohen as me fakte dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirjeje”, është shprehur Këshilli Bashkiak.

Mbi këtë argument, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë votuar pro pavlefshmërisë së propozimit për shkrirjen e bashkisë, si dhe pro mosshkrirjes së Bashkisë Dimal dhe bashkimit të saj me Bashkinë Berat.

Video

Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Kolumbisë këtë të hënë, me epiqendër në San José del Palmar (rajonin Chocó). Vlerësimet për magnitudën variojnë nga 6.6 sipas agjencisë vendase deri në 7.4 sipas USGS-së, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Bogota dhe në vendet fqinje, duke shkaktuar evakuime masive. Guvernatorja e rajonit Chocó raportoi për persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të vlerësuar përmasat e plota të dëmeve dhe për të monitoruar pasgoditjet e mundshme.

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme