Politika 9 August 2026, 13:40 Nga VNA

Vilë në Green Coast, hetuesit sekuestrojnë projektin e arredimit: dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Vilë në Green Coast, hetuesit sekuestrojnë projektin e arredimit:

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, hetuesit zbarkuan në ambientet e kompanisë Atelier 4, ku sekuestruan një sërë dokumentesh që lidheshin me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë.

Sekuestrimi i projektit u bë në vazhdën e hetimeve për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë të cilave janë ngritur dyshime të forta se një vilë mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zyrtares së lartë.

Vila ndodhet në kompleksin turistik dhe rezidencial Green Coast, në rivierën shqiptare, ndërsa hetuesit janë orientuar drejt saj për shkak të të dhënave të dala nga hetimi.

Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe e pandehur për tenderin që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Pak ditë më parë, SPAK firmosi edhe zgjatjen e afateve të hetimit për tre muaj të tjerë.

Balluku u thirr dhe u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nëntë muaj pasi hetimet ndaj saj u bënë publike. Ndërkohë, ajo vijon të hetohet në gjendje të lirë, pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e saj.

Ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie: “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Lexo gjithashtu

Video

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme