Në orën 18:00 të kësaj të diele, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur komisionin e disiplinës së burgjeve.
Burimet bëjnë me dije se në mbledhje pritet të shqyrtohen propozimet e burgut të Fierit, që kërkon largimin nga detyra të 6 efektivëve dhe pezullimin e 2 të tjerëve.
Po ashtu, është propozuar vendosja e një mase shtesë prej tre muajsh izolim për të burgosurit e përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ngjarja ishte e porositur apo bëhet fjalë për një konflikt banal.
Denis Bajrit i është marrë dëshmia, sipas së cilës Gjini dhe Zoto e kanë thirrur dhe më pas e kanë sulmuar me mjete prerëse të improvizuara.






















