Bota 1 August 2026, 13:33 Nga VNA

SHBA paralajmëron qytetarët: Rishqyrtoni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

ffvdfv.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jordani u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Lindjen e Mesme të marrin në konsideratë largimin nga rajoni në rast se situata e sigurisë përkeqësohet.

Në një njoftim të publikuar në platformën X, ambasada u kërkoi amerikanëve të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të jenë të përgatitur për anulime fluturimesh, mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore dhe ndërprerje të mundshme të udhëtimeve.

Po ashtu, qytetarëve amerikanë që ndodhen jashtë Lindjes së Mesme iu rekomandua të rishqyrtojnë me seriozitet çdo udhëtim drejt ose përmes rajonit.

Sipas ambasadës, situata mbetet dinamike dhe ekziston rreziku që Irani ose grupet e mbështetura prej tij të ndërmarrin sulme ndaj interesave amerikane jashtë territorit të SHBA-së.

Ambasada Amerikane në Aman u bëri gjithashtu thirrje shtetasve amerikanë të shmangin udhëtimet drejt bazave ushtarake në Jordani, ndërsa i këshilloi të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve jordaneze.

Ky paralajmërim vjen në një kohë tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas një raportimi të CBS News, që citon zyrtarë amerikanë, Uashingtoni po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ndaj Iranit gjatë kësaj fundjave.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme