Bota 1 August 2026, 07:43 Nga VNA

Tërmeti më i fortë në 40 vjet goditi Napolin, 21 të plagosur dhe shemben disa ndërtesa

Ndaje në Whatsapp

sdcccdc.PNG

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën e Napolit, duke u konsideruar lëkundja më e fuqishme e regjistruar në rajon gjatë katër dekadave të fundit.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar panik mes banorëve. Sipas autoriteteve italiane, 21 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në Pozzuoli, ku janë shembur dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një skelë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Pas tërmetit kryesor, zona është goditur nga mbi 30 pasgoditje, duke rritur shqetësimin e banorëve. Për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera, shumë familje e kanë kaluar natën jashtë banesave.

Autoritetet italiane kanë vijuar kontrollet në ndërtesat dhe infrastrukturën e prekur, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme