Bota 1 August 2026, 09:33 Nga VNA

Rriten tensionet në Gjirin Persik, Trump autorizon një sulm të ri ndaj Iranit

Ndaje në Whatsapp
Rriten tensionet në Gjirin Persik, Trump autorizon një sulm të ri

Situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, ndërsa përshkallëzimi i krizës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon të ngrejë shqetësime për sigurinë rajonale dhe tregjet globale të energjisë.

Sipas raportimeve, një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar në një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Nga incidenti nuk janë raportuar viktima.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili, sipas një raportimi të Wall Street Journal, mund të ndërmerret gjatë kësaj fundjave.

Media amerikane thekson se vendimi vjen në një periudhë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur një nivel të lartë.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar hakmarrje ndaj objektivave amerikane dhe izraelite, duke deklaruar se do t’i përgjigjen çdo sulmi të ri.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme