Bota 1 August 2026, 08:36 Nga VNA

FIFA tërhiqet pjesërisht nga projekti 20 miliardë dollarësh pas revoltës së federatave

Ndaje në Whatsapp

vcvb bf.PNG

FIFA ka zbutur qëndrimin lidhur me projektin e saj ambicioz “FIFA Forward Enterprise” (FFE), pas reagimeve të forta nga federatat dhe konfederatat kontinentale. Megjithatë, institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk e ka tërhequr zyrtarisht nismën, duke sqaruar se ajo nuk do të zbatohet pa miratimin e federatave anëtare.

Debati nisi më 28 korrik, kur u bë publik plani për krijimin e “FIFA Forward Enterprise”, një subjekt tregtar me një vlerë të vlerësuar prej rreth 20 miliardë dollarësh. Projekti parashikonte që investitorë privatë, mes tyre edhe firma e Joshua Kushner, vëllait të Jared Kushner, të blinin një paketë minoritare prej 20–21% të të drejtave tregtare të Kupës së Botës dhe Kupës së Botës për Klube.

Propozimi hasi në kundërshtime të forta, me UEFA-n që udhëhoqi reagimin më të ashpër. Më 30 korrik, 55 federatat anëtare të konfederatës evropiane vendosën një bojkot të pacaktuar ndaj të gjitha garave të FIFA-s. Në mesin e tyre ndodhen edhe Spanja dhe Portugalia, dy nga vendet organizatore të Kupës së Botës 2030. Shqetësime të ngjashme shprehën edhe konfederatat CONCACAF dhe AFC, të cilat kritikuan mungesën e konsultimeve dhe afatin e shkurtër, deri më 19 shtator, për të vendosur mbi një projekt me ndikim të madh për futbollin botëror.

Presioni ndaj FIFA-s u shtua edhe pas dorëheqjes së Carlos Cordeiro, një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit Gianni Infantino, i cili u largua në shenjë proteste.

Përballë kësaj situate, më 31 korrik FIFA publikoi një deklaratë zyrtare, ku theksoi se aktivitetet e saj tregtare do të vijojnë të mbeten të pandryshuara dhe se “FIFA Forward Enterprise” nuk do të krijohet pa miratimin e të 211 federatave anëtare. Institucioni gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se synon të “shesë futbollin”, duke akuzuar një pjesë të mediave për raportime të pasakta mbi projektin.

Megjithëse ky qëndrim shihet si një tërheqje e pjesshme përballë presionit të federatave, FIFA nuk e ka braktisur përfundimisht nismën. Procesi i konsultimeve vijon, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në votimin e planifikuar për muajin shtator.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme