Lifestyle 26 September 2026, 18:24 Nga VNA

796 fëmijë vdiqën në institucionin e murgeshave, gruaja që zbuloi historinë bëhet personazhi i një filmi

Ndaje në Whatsapp
796 fëmijë vdiqën në institucionin e murgeshave, gruaja

Për vite me radhë, Catherine Corless kërkoi përgjigje për qindra foshnja dhe fëmijë që kishin vdekur në një institucion për nënat dhe foshnjat në Tuam të Irlandës. Ajo nuk ishte gazetare, police apo hetuese profesioniste. Ishte një historiane lokale amatore që nisi të kërkonte dokumente dhe përfundoi duke zbuluar një nga historitë më tronditëse të Irlandës moderne.

Tani historia e saj është kthyer në film. “The Lost Children of Tuam” është bashkëprodhuar nga Liam Neeson, i cili tregon se u trondit kur lexoi për herë të parë për zbulimet e Corless në vitin 2017. Aktori irlandez vendosi të përfshihej në projekt dhe për herë të parë mori rolin e producentit. 

Corless kishte nisur të studionte historinë e ish-institucionit St Mary’s Mother and Baby Home në Tuam për një shkrim lokal. Institucioni ishte drejtuar nga urdhri fetar Bon Secours dhe kishte funksionuar nga vitet 1920 deri në vitin 1961.

Duke kontrolluar dokumentet, Corless zbuloi se 796 foshnja dhe fëmijë kishin vdekur në institucion, por për ta nuk kishte të dhëna përkatëse varrimi. Kërkimet e saj çuan më pas te hetime të gjera dhe te një përballje kombëtare me mënyrën se si gratë dhe fëmijët ishin trajtuar në institucione të drejtuara nga shteti dhe organizatat fetare. 

Sot në zonën rreth 5 mijë metra katrorë ku besohet se janë varrosur fëmijët po zhvillohen gërmime. Një ekip ndërkombëtar me arkeologë mjekoligjorë dhe specialistë të tjerë ka gjetur mbetje skeletore të 99 foshnjave dhe fëmijëve që prej nisjes së punimeve vitin e kaluar. 

Në film, Catherine Corless interpretohet nga Monica Dolan. Vetë Corless thotë se e ka parë filmin tri herë dhe se mënyra si është trajtuar historia e saj dhe e familjeve të prekura është bërë me respekt. Filmi fitoi çmimin për filmin më të mirë irlandez në Galway Film Fleadh në korrik.

Neeson e përshkruan këmbënguljen e Corless si elementin që e shtyu të përfshihej. Për vite, ajo u përball me institucione që nuk i jepnin përgjigjet që kërkonte, por vazhdoi të kontrollonte certifikata vdekjeje, dokumente dhe regjistra.

“The Lost Children of Tuam” del këtë javë në kinematë irlandeze dhe muajin e ardhshëm në Britani. Përtej historisë së errët që sjell, filmi është edhe historia e një gruaje të zakonshme që, duke refuzuar të ndalonte së kërkuari përgjigje, detyroi një vend të përballej me një pjesë të dhimbshme të së kaluarës së tij.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme