Lifestyle 26 September 2026, 18:19 Nga VNA

Miliarderët e teknologjisë në një tavolinë me Trump dhe Xi: çfarë u servir në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Miliarderët e teknologjisë në një tavolinë me Trump dhe

Një nga darkat më ekskluzive të vitit mblodhi në Shtëpinë e Bardhë presidentin amerikan Donald Trump, presidentin kinez Xi Jinping dhe disa prej emrave më të fuqishëm të teknologjisë dhe biznesit amerikan. Darka shtetërore u zhvillua në East Room si pjesë e vizitës shtetërore të Xi në Shtetet e Bashkuara. 

Mes të ftuarve ishin Jeff Bezos, Elon Musk, Sundar Pichai, drejtues të OpenAI, Michael Dell dhe figura të tjera të teknologjisë dhe financave. Reuters kishte raportuar para darkës se në listën e të ftuarve ishin gjithashtu drejtues si Jensen Huang, Jamie Dimon, Jane Fraser dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla. 

Por krahas diplomacisë dhe biznesit, vëmendje mori edhe menuja e përgatitur nën drejtimin e Zonjës së Parë Melania Trump. Shtëpia e Bardhë e përshkroi atë si një kombinim të përbërësve amerikanë me ndikime të lehta kineze. 

Darka nisi me një velouté me kungull të verdhë, kërpudha të egra, pancetta krokante dhe vaj qepësh të njoma. Pjata kryesore ishte levrek i mbuluar me fara susami të pjekura, i shoqëruar me baby bok choy, patëllxhan të pjekur dhe një salcë të gjelbër me barishte. 

Për ëmbëlsirë u servir një krem vaniljeje me zemër qershie të thartë, mbi frangipane me arra, i shoqëruar me akullore të përgatitur me mjaltë të prodhuar në Shtëpinë e Bardhë. 

Edhe vera e gazuar e zgjedhur për dollinë kishte simbolikë diplomatike. Schramsberg “Blanc de Noir” lidhet me të njëjtën kantinë amerikane që furnizoi verën e përdorur gjatë “Toast to Peace” mes presidentit Richard Nixon dhe kryeministrit kinez Zhou Enlai në Pekin në vitin 1972. 

Dekori i sallës ishte ndërtuar rreth ngjyrës së kuqe, me tavolina të mbuluara me tekstile të kuqe dhe dekorime me lule, përfshirë dahlia dhe ranunculus. Sipas Zyrës së Zonjës së Parë, zgjedhja lidhej me rëndësinë kulturore që ka e kuqja në traditën kineze. 

Prania e kaq shumë drejtuesve të teknologjisë nuk ishte rastësi. Vizita e Xi zhvillohet në një moment kur marrëdhëniet SHBA-Kinë prekin drejtpërdrejt inteligjencën artificiale, prodhimin e çipave, tregtinë dhe mineralet e rralla, fusha ku shumë prej kompanive të përfaqësuara në darkë kanë interesa të mëdha.

Kështu, për disa orë, një prej tavolinave më të rëndësishme të diplomacisë botërore bashkoi dy presidentë, miliarderë të teknologjisë dhe drejtues të financave, me një menu të ndërtuar për të përcjellë në pjatë të njëjtin mesazh që kërkohej edhe në diplomaci: një ndërthurje mes Amerikës dhe Kinës.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme