Lifestyle 26 September 2026, 07:38 Nga D.M

Për albumin e ri, U2 kthehen 50 vjet pas/ Koncert surprizë në shkollën ku katër adoleshentë nisën aventurën e tyre

Ndaje në Whatsapp
Për albumin e ri, U2 kthehen 50 vjet pas/ Koncert surprizë në

Gjithçka nisi me një copë letër të ngjitur në tabelën e njoftimeve të një shkolle në Dublin: “Baterist kërkon muzikantë për të krijuar një grup.”

Ishte viti 1976. Bateristi quhej Larry Mullen Jr. dhe shkolla ishte Mount Temple Comprehensive School. Pesëdhjetë vjet më vonë, U2 janë kthyer pikërisht aty ku filloi historia e tyre.

Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr. u shfaqën në oborrin e shkollës përpara rreth 900 nxënësve, për të festuar 50-vjetorin e lindjes së grupit dhe për të hapur simbolikisht një kapitull të ri, pak javë përpara publikimit të albumit të tyre të ri, “Carnaval de Luz”, i parashikuar për 13 nëntor.

Dhe për një grup që ka mbushur stadiumet më të mëdha të botës, skena këtë herë ishte qëllimisht e thjeshtë: pa megaskena, pa ekrane gjigante dhe pa spektakël elektronik. Vetëm kitarë, bas, bateri dhe zë.

“Ne ende ndihemi një school band”, u tha Bono nxënësve.

Koncerti nisi aty ku duhej të niste një kthim pas në kohë: me “I Will Follow”, këngën e albumit të tyre të parë Boy të vitit 1980. Më pas erdhën “Vertigo”, “Beautiful Day”, “Out of Control” dhe “Silencio”, kënga që paralajmëron albumin e ri.

Por një nga momentet më të veçanta erdhi kur 32 nxënës të shkollës, pjesë e orkestrës së re “Here”, morën violinat, violat dhe violonçelët dhe shoqëruan U2 në “One”.

“Ky ishull është plot muzikë dhe jam jashtëzakonisht krenar që jam irlandez”, u tha Bono nxënësve.

Historia kishte nisur pikërisht në këtë shkollë. Pas njoftimit të Larry Mullen, djemtë u mblodhën për herë të parë në shtëpinë e tij në 60 Rosemount Avenue, vetëm pak larg Mount Temple. Pesë dekada më vonë, ajo shtëpi është kthyer në një vend pelegrinazhi për fansat.

Gjatë ditës, grupi vizitoi edhe vende të tjera të historisë së tij në Dublin, ndërsa në mbrëmje erdhi një tjetër surprizë: U2 dolën përsëri për të luajtur në rrugët e qytetit.

Edhe koncerti në shkollë pati një fund që nuk ishte planifikuar. Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, britmat e nxënësve i kthyen katër muzikantët përsëri në skenë.

Encore: “With or Without You”.

Pesëdhjetë vjet më parë, një adoleshent kërkonte disa shokë për të krijuar një grup. Të premten, katër prej tyre u kthyen në të njëjtën shkollë për t’u treguar 900 adoleshentëve se çfarë mund të ndodhë kur dikush i përgjigjet një njoftimi të ngjitur në mur.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme