Kronika 28 July 2025, 19:46 Nga VNA

Zbardhet dinamika e vrasjes të 52-vjeçares/ Autori kishte lidhje 8-vjeçare me të, tentoi të zhdukte gjurmët me zjarr

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dinamika e vrasjes të 52-vjeçares/ Autori kishte lidhje

Është zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa jetë në banesën e saj mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, ndërsa shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Fillimisht dyshohej se viktima kishte ndërruar jetë nga asfikësia, por hetimet zbuluan plagë me thikë në qafën e saj, duke çuar në përfundimin se kemi të bëjmë me një vrasje. Autori i dyshuar është Ilirjan Selmani, 37 vjeç, me të cilin Teço kishte një lidhje 8-vjeçare.

Sipas policisë, Selmani e ka vrarë fillimisht Teçon, ka pastruar vendin e ngjarjes dhe më pas ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të zhdukur provat. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur në një kosh mbeturinash afër banesës materiale të përgjakura, përfshirë peshqirë dhe peceta, të cilat u sekuestruan si prova.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme