Kronika 28 July 2025, 14:33 Nga VNA

Vrasja e gruas, identifikohet autori i dyshuar, ishte në lidhje intime me 52-vjeçaren

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gruas, identifikohet autori i dyshuar, ishte në lidhje intime me

Kozeta Teço dyshohet të jetë vrarë nga i dashuri i saj. Policia e Korçës bëri me dije se Ilirjan Selmani, dyshohet të jetë autori i vrasjes së gruas, me të cilën kishte një lidhje intime. Pasi kreu krimin makabër, ai ndezi disa vatra zjarri në banesë që të zhdukte gjurmët e krimit. Nga hetimet rezulton se ai e ka vrarë Kozeta Teçon me thikë, duke i shkaktuar disa plagë. Sipas dëshmitarëve, i riu pjesëtar i komunitetit rom, kishte lidhje intime, pavarësisht diferencës më shumë se 20-vjeçare në moshë. Gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shpesh e kërkonte të riun në familje apo në rrugët e qytetit, çka duket se ka agravuar situatën mes tyre. Fillimisht u tha se Kozeta Teço gjeti vdekjen nga asfiksia, për shkak të zjarrit që kishte rënë në banesë. Por më pas ekspertiza mjekoligjore konfirmoi se bëhej fjalë për vrasje.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme