Kronika 27 July 2025, 13:40 Nga VNA

“Më qëlloi me shpullë dhe me grusht në fytyrë”/ Flet kamarieri 18-vjeçar i dhunuar në Vlorë nga ish-shefi i qarkullimit dhe një person me precedent penal

Ndaje në Whatsapp
“Më qëlloi me shpullë dhe me grusht në

“Më hodhi syzet, mirë që nuk mi theu… sapo i kam mbushur 18 vjeç.”

Kështu rrëfen i kamari i ri në Vlorë, i cili u dhunua fizikisht në vendin e punës nga një ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, dhe një tjetër person me precedentë penalë. Ngjarja ndodhi në një hotel në zonën e Skelës.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se, “Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër, unë vetëm e shpërndava. Kishin porositur një ujë të madh, një të vogël dhe një makiato. Kur ua çova, njëri më tha: ‘Vetëm një ujë sill, se ai tjetri është rrotë k…’. I thashë që nuk ka problem, e heq ujin, por nuk ka nevojë të shash. Ka ndodhur pa qëllim.”

Por pas këtij shkëmbimi fjalësh, situata agravoi.

“Më ndoqën deri te banaku. I thashë ‘të lutem mos më kap me dorë’. Ishte edhe menaxheri aty. Njëri më qëlloi me shpullë dhe dy herë me grusht në fytyrë dhe qafë.”

Autorët e identifikuar janë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, dhe Leart Bino, një person me të kaluar kriminale. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa priten masa për ndjekjen penale të të dyshuarve.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme