Sport 1 November 2026, 19:42 Nga VNA

FSHF në ndjekje të dy talenteve në Zvicër, Duka dhe Maran vëzhgojnë Dalipin dhe Krasniqin

Ndaje në Whatsapp
FSHF në ndjekje të dy talenteve në Zvicër, Duka dhe Maran

Federata Shqiptare e Futbollit ka intensifikuar interesimin për dy futbollistë të rinj që po spikasin në futbollin zviceran, Lutfi Dalipin e Vaduzit dhe Samuel Krasniqin e Grasshoppersit. 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares, Ronaldo Maran, ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër dy lojtarët në përballjen mes Grasshoppersit dhe Vaduzit, e cila përfundoi në barazim 2-2. Të dy futbollistët zhvilluan paraqitje solide, duke tërhequr vëmendjen e delegacionit shqiptar.

Prania e përfaqësuesve të FSHF-së ka vënë në lëvizje edhe median zvicerane. Gazeta “Blick” i ka kushtuar vëmendje interesimit të Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin se Federata Zvicerane duhet të reagojë për të mos rrezikuar humbjen e dy lojtarëve që së fundmi kanë qenë pjesë e Zvicrës U21. Sipas medias zvicerane, delegacioni shqiptar ishte në tribunë pikërisht për të vëzhguar Dalipin dhe Krasniqin.

Interesimi i Shqipërisë ka surprizuar edhe trajnerin e Vaduzit, Marc Schneider, i cili ka kërkuar që futbollisti të mos vihet nën presion. “Problemi është se askush nuk e njihte Lutf­in në verë dhe tani ka shumë zhurmë. Nuk është e lehtë për të, mund ta shihni. Duhet ta mbrojmë”, u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë për nevojën për të mbrojtur lojtarët nga presioni është edhe trajneri i Grasshoppersit, Olaf Janssen. Ai deklaroi se përpiqet t’ia lehtësojë situatën Krasniqit, ndërsa shprehu bindjen se futbollisti nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij. “Secili futbollist e ëndërron kombëtaren që në moshë të re. Të shohim nëse sjellja e lojtarëve do të ndryshojë apo do të mbetet e njëjtë. Po provoj t’ia largoj presionin. Ai ka nevojë për mbështetjen time dhe të ekipit”, deklaroi Janssen.

Përveç Zvicrës dhe Shqipërisë, të dy futbollistët kanë gjithashtu të drejtë të përfaqësojnë Kosovën. Megjithatë, deri më tani as Dalipi dhe as Krasniqi nuk kanë marrë një vendim përfundimtar se me cilën kombëtare do të luajnë në të ardhmen.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme