Kronika 27 July 2025, 13:03 Nga VNA

Arrestohet 46-vjeçari që trafikoi dhe shfrytëzoi për prostitucion një shtetase ruse

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 46-vjeçari që trafikoi dhe shfrytëzoi për

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se futi në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një 20-vjeçare nga Rusia dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion për afro dy vite. Ai e kishte mashtruar të renë duke i premtuar punë si kameriere, ndërsa më pas e detyroi me dhunë dhe kërcënime të ushtrojë prostitucion në disa hotele, kundrejt pagesave nga 250 deri në 300 euro për klient.

Gjatë operacionit u sekuestruan një armë gjahu, dylbi dhe tre celularë. Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë disa akuza penale, përfshirë trafikimin e personave, shfrytëzimin për prostitucion dhe dhunën në familje. Në kërkim është shpallur edhe një 39-vjeçar tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme