Kronika 27 July 2025, 09:22 Nga VNA

Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time me thikë

Ndaje në Whatsapp
Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook,  Matilda Qurku.

Postimi i Matilda Qurkut

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.

Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.

U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.

Kur nipi pa armën, i thotë:

“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:

“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”

Babai im ishte shumë pranë agresorit.

Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.

Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.

Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:

“Na ndihmo, po na vret!”

është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.

Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin

Mbrojtje për familjen time.

Zbatim të ligjit për të gjithë.

—

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –

jo për të bërë zhurmë,

por për të treguar të vërtetën.

P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme