Kronika 27 July 2025, 10:34 Nga VNA

Goditja e grupit të trafikut, zbulohet emri i anëtarit të 7 të rrjetit. Dyshohet se fshihet në Dubai

Ndaje në Whatsapp
Goditja e grupit të trafikut, zbulohet emri i anëtarit të 7

Zbardhet emri i personit të 7 në kuadër operacionit të SPAK që shkatërroi një grup kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë nga Kolumbia e Ekuadori drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Ai është Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Ka dyshime të forta se ai fshihet në Dubai.

Në Shqipëri me urdhër të SPAK u arrestuan Ermir Ndreaj, Klevis e Artur Hoxhosman, Ilir Lloshi si dhe iu komunikuan akuza në burg Plarent Dervishaj e Erjon Alibej.

Këta të 6 do të dalin sot para gjykatës së Posaçme për masë sigurie.

Grupi kriminal trafikoi kokainë me vlerë 411 mln euro përgjatë 2020-2021.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme