Kronika 27 July 2025, 15:20 Nga VNA

Polici dhunon 18-vjeçarin në lokal, drejtori i përgjithshëm i policisë shmang përgjegjësinë dhe ndjesën publike

Ndaje në Whatsapp
Polici dhunon 18-vjeçarin në lokal, drejtori i

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një oficer i Policisë Kufitare, jashtë orarit të shërbimit dhe me uniformë, ka dhunuar fizikisht një 18-vjeçar që punonte si kamarier në një lokal në lagjen “Pavarësia 2”. Sipas dëshmive, i riu u godit vetëm pse kishte ngatërruar porosinë në tavolinë, duke u përballur më pas me agresion të paprovokuar nga ana e efektivit policor, Ardian Isufi.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Policia e Shtetit, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda deklaron se “oficeri është përfshirë në një konflikt fizik”, duke minimizuar ngjarjen dhe shmangur përshkrimin real të dhunës së ushtruar ndaj një qytetari të mitur. Për më tepër, Proda ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të efektivit, por nuk ka kërkuar asnjë ndjesë publike për dhunën e ushtruar nga një përfaqësues i shtetit ndaj një të riu që ndodhej në punë.

E para, zoti Proda, nuk është e vërtetë që Ardian Isufi është përfshirë në një konflikt siç e shkuani ju në njoftim. Ai ka sulmuar fizikisht një 18-vjeçar që punonte si kamarier. Vartësi juaj ka dhunuar pa asnjë arsye një të ri vetëm se iu prish qejfi nga shërbimi.

E dyta, zoti Proda, ju si drejtues “madhështor” që e përcaktoni veten në njoftim duhet të jeni së paku qytetar e t’i kërkoni ndjesë 18-vjeçarit që është dhunuar pikërisht nga një njeri me uniformë. Si drejtues, ju mbani përgjegjësi për çdo akt të shëmtuar të uniformave blu. Në çdo vend dhe mendje normale të riun e dhunuar duhet ta ruante nga padrejtësitë dhe dhuna pikërisht dhunuesi i sotëm dhe ju.

Se treti, zoti Proda, arroganca juaj në çdo dalje publike, përfshirë dhe reagimin e sotëm, është modeli që ndjekin vartësit tuaj. Duke nisur që nga moskërkesa e ndjesës e deri te përdorimi i uniformës.

Ngjarja në Vlorë nuk është vetëm një akt dhune ndaj një të riu, por edhe një provë e qartë e dështimit institucional për të mbrojtur qytetarin nga shteti. Reagimit të sotëm të drejtorit të Policisë së Shtetit i mungonte vetëm fjalia spiropaliane “ ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë. Me to bëhen dhe filma”

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme