Kronika 27 July 2025, 14:29 Nga VNA

Ngatërresë me gjeneralitetet, GJKKO liron nga burgu një prej të ndaluarve për trafikun ndërkombëtar të drogës

Ndaje në Whatsapp
Ngatërresë me gjeneralitetet, GJKKO liron nga burgu një prej

GJKKO liron menjeherë një prej të arrestuarve në kuadër të aksionit që goditi një grup të fuqishëm të trafikut rë drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë së së Madhe.

Ilir Lloshi ishte arrestuar gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi me të dyshuarin e vërtetë.

"Nuk kam lidhje me keto pune, unë nuk kam dale asnjëherë jashtë shtetit" tha ai.

Gjatë seancës u bë ballafaqimi për njohje me të penduarin e drejtesisë Erion Alibej dhe u konfirmua se nuk ishte ai.

Personi i përfshirë në grupin kriminal do të shpallet në kërkim.

Gjykata konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për Artur Hoxhosmanin, vëllain e tij Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, Erjon Alibej dhe

Plarent Dervishaj.

Vëllezerit Hoxhosmani kanë deklaruar se nuk kane qenë përdorues të SKY EÇ. Ata kanë mohuar akuzat e SPAK. Ermir Ndreaj kërkoi një masë më të butë sigurie pasi deklaroi se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Plaurent Dervishaj është larguar nga salla duke mos pritur vendimin pasi u paralajmerua nga gjykata te mos fliste pa leje

Grupi kriminal sipas SPAK ka trafikuar 6 ton drogë me vlerë 411 mln euro.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme