Kronika 28 July 2025, 11:42 Nga VNA

Krim në Pogradec/ 52 vjeçarja dyshohet se u vra dhe iu dogj shtëpia për të zhdukur gjurmët

Ndaje në Whatsapp
Krim në Pogradec/ 52 vjeçarja dyshohet se u vra dhe iu dogj

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Pogradec. Kozeta Teço dyshohet të jetë vrarë dhe më pas i është vënë flaka shtëpisë së saj në lagjen nr. 1 për të zhdukur gjurmët e vrasjes. Në mëngjes policia njoftoi se gruaja ishte gjetur e pajetë brenda në shtëpi dhe dyshohet se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksisë. Por më pas zjarrfikësit zbuluan dy vatra të zjarrit, çka ngriti dyshime për një ngjarje kriminale. Nga këqyrja e trupit të pajetë të 52 vjeçares janë konstatuar shenja të shumta në trup dhe fyt. Ajo jetonte e vetme dhe për të kujdesej motra. Dyshimet e para bien për një vrasje për motive pronësie.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme