Kronika 28 July 2025, 10:22 Nga VNA

Jonaid Myzyri paraqitet në Apel, kundërshton pezullimin nga detyra

Ndaje në Whatsapp
Jonaid Myzyri paraqitet në Apel, kundërshton pezullimin nga detyra

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka ankimuar vendimin për pezullimin nga detyra.

Myzyri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 24 qershor, për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Hetimi lidhet me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Ura e Repsit, me gjatësi 58.7 kilometra dhe një vlerë prej 2.29 milionë euro.

Vendimi për pezullimin e tij u mor nga Shkalla e Parë e Posaçme, ndërsa Apeli pritet të vendosë nëse Myzyri do të qëndrojë jashtë detyrës gjatë vijimit të procesit penal.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme