Kronika 28 July 2025, 14:49 Nga VNA

“Veliaj”, avokatët e kryebashkiakut kohë për prapësimet: Dosja voluminoze

Ndaje në Whatsapp
“Veliaj”, avokatët e kryebashkiakut kohë për

Avokatët e Erion Veliajt kanë kërkuar zgjatjen e afatit për të paraqitur prapësimet e tyre pranë SPAK, me pretendimin se dosja është voluminoze dhe nevojitet kohë që të njihen me aktet. SPAK i komunikoi Veliajt dhe 29 personave, shoqërive apo OJF, akuzat përkatëse dhe caktoi datën 24 shtator për dorëzimin e dosjes për gjykim. Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. E pandehur është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe biznesmenë, të afërm të Xoxës e bashkëpunëtorë e vartës të saj. Në dosjen Veliaj-SPAK ka dëshminë e një të penduareje drejtësie, që është një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushta të Xoxës. 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme