Kronika 28 July 2025, 16:05 Nga VNA

Pastrim parash përmes sistemit HAWALA, sekuestrohen pasuritë e të dyshuarve

Ndaje në Whatsapp
Pastrim parash përmes sistemit HAWALA, sekuestrohen pasuritë e të

SPAK sekuestron pasuritë e tre të dyshuarve për pastrim parash përmes sistemit HAWALA. Bëhet fjalë për Ervis Ferizaj dhe Përparim Kallbaj. Sipas Prokurorisë së Posaçme ka dyshime se pasuritë rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Mbi këtë bazë është vënë nën sekuestro kompania “Ferizaj-78” sh.p.k dhe “Kalbaj” sh.p.k, pasuri të paluajtshme dhe shuma të konsiderueshme parash.

Burim Ferizaj dhe Kallbaj ndodhen në burg në Shqipëri, ndërsa Ervis Ferizaj ndodhet i arrestuar në Zvicër.

SPAK thotë se të dyshuarit kanë futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në disa raste, ndërkohë që burimi i parave është trafiku i drogës që kryhet në Zvicër.

Për kalimin e parave përmes kësaj mënyre (HAWALA), e cila nuk lë gjurmë por ka si taksë masën 6% të vlerës, sipas SPAK janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjenci turistike.

REAGIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) ka vijuar hetimet në lidhje me procedimin penal nr. 49/3 viti 2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve E.F, B.F dhe P.K.

Gjatë hetimeve paraprake janë kryer veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, verifikimin e burimit të ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 442, datë 14.07.2024, ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të shtetasit E.F, të mëposhtme:

    1.1. Shoqëria tregtare “Ferizaj-78” sh.p.k, me NIPT M11512017P, me seli në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, si dhe gjithë asetet e kësaj shoqërie tregtare.

    1.2. Pasuria e paluajtshme, nr. 3/8-N6, zona kadastrale 8210, volumi 38, faqe 37, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe totale 161.67 m², në emër të shtetasit E.F. Kjo pasuri është përfituar me kontratën e datës 30.01.2017, me çmimin e vendosur në kontratë prej 200,000 eurosh.

    1.3. Pasuria e paluajtshme “Vilë 2 Kate”, nr. 169/77, zona kadastrale nr. 2375, volumi 16, faqe 119, me sipërfaqe 162.85 m² truall dhe sipërfaqe totale ndërtimi 140 m², ndodhur në Lalëz, Durrës, në emër të E.F. Kjo pasuri është përfituar me kontratën e datës 19.12.2019 me çmimin e vendosur në kontratë prej 80,000 eurosh.

    1.4. Shuma monetare prej 77,160 frangash zvicerane.

  2. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë e luajtshme në zotërim indirekt të shtetasit P.K, të mëposhtme:

    2.1. Shoqëria tregtare “Kalbaj” sh.p.k, me NIPT L91307007H, si dhe gjithë pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të kësaj shoqërie tregtare.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal, nga kontrollet e kryera në vendin e ushtrimit të aktiviteteve të shoqërisë “Ferizaj-78” sh.p.k dhe kontrollit të banesave, janë gjetur dhe sekuestruar sende dhe shuma monetare me një vlerë totale prej rreth 68,000,000 lekësh, të cilat dyshohen se përbëjnë produkte të veprës penale.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme