Kronika 28 July 2025, 15:08 Nga VNA

Gjykata e Fierit lë në burg nënën, vajzën dhe të dashurin: Akuzohen për vrasjen e Anesti Ramës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Fierit lë në burg nënën, vajzën dhe të

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emanilda Ramën, nënën e saj Valbona Ramën dhe Çlirim Doganin, për akuzën e vrasjes së Anesti Ramës.

Emanilda Rama u arrestua e para për vrasjen makabre të babait të saj, ngjarje të cilën me ndihmën e nënës tentoi ta fshihte duke pretenduar se vdekja ishte aksidentale. Pas arrestimit, nënë e bijë kanë ndryshuar disa herë version lidhur me rrethanat e ngjarjes, çka ka rënduar pozitën e tyre. Policia identifikoi dhe Çlirim Doganin si autor të krimit, për shkak se ishte në një lidhje intime me Emanildën. Anesti Rama u vra me shtrëngim me tel dhe iu dëmtuan organet gjenitale.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme