Kronika 28 July 2025, 19:00 Nga VNA

Përfundon faza e intervistave për drejtorin e ri të BKH-së

Ndaje në Whatsapp
Përfundon faza e intervistave për drejtorin e ri të BKH-së

Ka përfunduar sot faza e intervistave në kuadër të procesit përzgjedhës të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke nisur që në orën 09:00, dhe zgjatën rreth 45 minuta për secilin kandidat.

Kjo fazë pasoi testin e poligrafit të zhvilluar më 24 dhe 25 korrik dhe u mbikëqyr nga përfaqësues ndërkombëtarë, me qëllim garantimin e standardeve të transparencës dhe integritetit. Sipas SPAK, kandidatët u vlerësuan për njohuritë profesionale, aftësitë drejtuese dhe qasjen ndaj sfidave të drejtimit të BKH-së.

Pas përfundimit të intervistave, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët të kalojnë në fazën tjetër: verifikimi i figurës dhe deklarimi i pasurisë, në përputhje me ligjin nr. 95/2016.

Kandidatët që vijojnë garën janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

SPAK thekson se procesi i përzgjedhjes do të vijojë të zhvillohet mbi baza të qarta ligjore dhe profesionale, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri maksimale.

Njoftimi i SPAK

Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së

Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat.

Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së.

Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

SPAK rikonfirmon angazhimin për të garantuar një proces përzgjedhjeje transparent, të drejtë dhe të bazuar në kritere të qarta profesionale dhe ligjore.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme