Kronika 28 July 2025, 16:28 Nga VNA

Rrëzimi i Veliajt: tradhtitë, presionet dhe dëshmitarja e re që fundos çiftin e pushtetshëm

Ndaje në Whatsapp
Rrëzimi i Veliajt: tradhtitë, presionet dhe dëshmitarja e re

Të gjithë po e tradhtojnë Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. E para që u rrëfye në SPAK ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Xoxës, e cila sot gëzon statusin e të penduarës së drejtësisë dhe konsiderohet si prova më e fortë kundër çiftit Veliaj-Xoxa.

Por ajo nuk është e vetmja. Ina Goxhaj ka dëshmuar për presione që t’i mbyllë gojën SPAK-ut, ndërsa për këtë rast është marrë e pandehur edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Edhe gardiani i paraburgimit ka rrëfyer se Veliaj ka telefonuar gjatë shoqërimit për në gjykatë, ndërsa një tjetër “rrokullisje” erdhi nga biznesmeni Gentian Sula, i cili ndryshoi dëshminë dhe rrëzoi përpjekjen e Xoxës për të justifikuar 115 mijë eurot e gjetura në kasafortën e studios Partner Law me një kontratë fiktive shit-blerjeje.

Ndërkohë, në skenë del edhe Abigela Voshtina, ish-drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila ka deklaruar se Ajola Xoxa ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë për mënyrën si duhej të menaxhoheshin paratë publike për aktivitetet kulturore, përmes organizatës Harabel. Sipas saj, Xoxa jo vetëm që urdhëronte për shumat dhe operatorët ekonomikë, por edhe përdorte emrin e bashkëshortit për të imponuar firmosjen e dokumenteve që, siç tha Voshtina, “nuk ishin konform ligjit”.

SPAK deri tani ka marrë në pyetje 97 dëshmitarë në hetimin që po zhvillon ndaj kryebashkiakut të Tiranës, gruas së tij dhe të pandehurve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka prova të forta për fajësinë e Veliajt, ndërsa ai e konsideron procesin si një ndjekje “kafkiane” që po e mban padrejtësisht në qeli.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme