Kronika 28 July 2025, 19:11 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, nis faza e paraqitjes së të pandehurve

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, nis faza e paraqitjes së

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj ish-kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Pas përmbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, tashmë ka nisur faza e paraqitjes së të pandehurve, të cilët janë thirrur nga organi procedues për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Këtë të hënë në SPAK u paraqit Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ndërsa Monika pritet të paraqitet të mërkurën në orën 13:00. Gjithashtu, sot do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos, i cili gjithashtu u paraqit në SPAK.

Sa i përket ish-presidentit Ilir Meta, ende nuk dihet data kur do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaron se deri tani nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme