Politika 5 November 2026, 12:58 Nga VNA

VIDEO/ Rama si Berisha, në kilometrin e fundit: Njëri drejt BE-së, tjetri drejt fitores

Ndaje në Whatsapp

VIDEO/ Rama si Berisha, në kilometrin e fundit: Njëri drejt

Ka një gjë që nuk ndryshon kurrë në fjalorin e politikanëve shqiptarë: metaforat e huazuara, të konsumuara dhe të përsëritura deri në mërzi. Sot, Edi Rama foli në konferencë për kilometrin e fundit drejt Bashkimit Europian, duke na kujtuar menjëherë Sali Berishën, i cili prej muajsh u premton demokratëve se janë në kilometrin e fundit drejt fitores.

Dy kundërshtarë politikë, dy destinacione të ndryshme dhe e njëjta njësi matëse për të shitur optimizëm.

Berisha e ka nisur kilometrin e fundit që në janar të këtij viti. E ka përshkuar në protesta, konferenca shtypi, mbledhje partie dhe takime me demokratët. Madje, më 4 nëntor, pranoi se demokratët janë lodhur, por i siguroi sërish se kilometri i fundit është gjithmonë më i vështiri dhe se do ta përshkojnë drejt fitores.

Rama, nga ana tjetër, e ka vendosur kilometrin e tij në rrugën drejt Brukselit, ku integrimi europian vazhdon të jetë objektivi madhor i qeverisë.

Sigurisht, anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe fitorja politike e opozitës janë dy procese krejt të ndryshme. Por kur vjen puna te retorika, kryeministri dhe kryetari i opozitës duket se nuk kanë nevojë as të kopjojnë njëri-tjetrin. U mjafton i njëjti fjalor.

Prej vitesh shqiptarëve u premtohen etapa historike, kthesa vendimtare, hapa gjigantë dhe finishi që është gjithmonë pranë. Ndryshojnë sloganet, ndryshojnë objektivat, por mbetet e pandryshuar bindja e politikanëve se destinacioni është vetëm pak metra larg.

Tani mbetet të shihet kush do ta përshkojë më parë kilometrin e fundit: Rama drejt Bashkimit Europian apo Berisha drejt fitores.

Sepse me ritmin që po ecin këto dy kilometra, shqiptarët rrezikojnë të plaken duke pritur tabelën e finishit.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme