Politika 5 November 2026, 12:20 Nga VNA

Rama pranon kritikat e BE-së për drejtësinë, korrupsionin dhe dhunën policore në protesta: Asnjë problem nuk mund të anashkalohet

Ndaje në Whatsapp

Rama pranon kritikat e BE-së për drejtësinë, korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka pranuar problematikat e evidentuara nga Komisioni Europian në Progres-raportin për Shqipërinë, duke u ndalur te mangësitë në sistemin e drejtësisë, korrupsioni, liria e medias dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia gjatë protestave.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, pas dorëzimit të Progres-raportit, kreu i qeverisë e cilësoi dokumentin si vlerësimin më pozitiv që Shqipëria ka marrë ndonjëherë në rrugën drejt integrimit europian.

Megjithatë, Rama pranoi se raporti evidenton edhe një sërë shqetësimesh serioze, mes të cilave vonesat në proceset gjyqësore, trajtimi i çështjeve të korrupsionit, përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, mbikëqyrja parlamentare dhe liria e medias.

Një vëmendje të veçantë kryeministri i kushtoi edhe protestave të muajve të fundit, për të cilat Komisioni Europian ka ngritur shqetësime lidhur me incidentet e dhunshme dhe pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit.

“Raporti ngre shqetësimin mbi mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias. Ai trajton edhe protestat e muajve të fundit, duke e vendosur gishtin në plagët e dhunës, duke cituar edhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ndërkohë, dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të angazhohemi seriozisht”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se asnjë nga problematikat e evidentuara në dokumentin e Brukselit nuk duhet të anashkalohet, ndërsa kërkoi hetimin e çdo rasti të dyshuar të tejkalimit të forcës nga efektivët e policisë.

“E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht. Çdo pretendim për tejkalim të forcës nga policia duhet hetuar. Dialogu është kusht për bashkëjetesë. Ne si qeveri kemi përgjegjësi të qartë për ta mundësuar atë”, u shpreh kryeministri.

Rama nënvizoi se përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk përjashton ekzistencën e problemeve që kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje konkrete.

“Siç e shihni, nuk po flas vetëm për anën e ndritshme të këtij raporti, që është më e ndritshme se asnjëherë tjetër, por edhe për anën me hije të kësaj medaljeje”, deklaroi ai.

Në përfundim, kryeministri theksoi se e ardhmja europiane e Shqipërisë tashmë varet nga përmbushja e detyrimeve dhe reformave të kërkuara, duke deklaruar se “sot fati është i gjithi në duart tona”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme