Politika 12 May 2024, 12:42 Nga VNA

Video/ Edi Rama pritet me protesta në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Video/ Edi Rama pritet me protesta në Greqi

Gazeta greke ‘Protothema’ shkruan se dhjetra persona kanë bërtitur parulla dhe kanë demonstruar kundër Edi Ramës në Athinë. Incidente të vogla kanë ndodhur jashtë stadiumit të Galatsit, pak para se të fillonte fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama .

Rreth 30 persona, mbështetës të opozitës shqiptare, hodhën parulla dhe demonstruan kundër kryeministrit.

Më herët në zonën e Klistos mësohet se është regjistruar një incident i vogël mes të pranishmëve, pasi kanë qenë 3-4 persona që kanë pohuar se Rama  po e provokon Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë kanë reaguar: “Mos ndizni zjarr mes dy popujve”. 

Në të njëjtën kohë, jashtë Klistos së Galatsit, rreth 30 mbështetës të opozitës filluan të bërtisnin parulla dhe të protestonin kundër Ramës. 

Ndërkohë, vizita mund të cilësohet private, duke qenë se ai nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por zoti Rama do të rrethohet nga një eskortë e rëndë policie dhe një automjet të blinduar. 

Siç u bë e ditur, të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar.

https://youtube.com/watch?v=j6TCJlKHplE&si=nms6CugXDqMVrrNl https://youtu.be/GI7GUtbO1fQ?si=A0RQ_QXH-YuGk0CQ

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme