Politika 11 May 2024, 14:23 Nga VNA

Berberi i Lulzim Bashës, mesazh për Ulsi Manjën: Mirë fondet, po na vidhni dhe zanatin! (Video)

Ndaje në Whatsapp
Berberi i Lulzim Bashës, mesazh për Ulsi Manjën: Mirë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i zënë ngusht në interpelancën e ditës së enjte, pasi doli zbuluar që kishte gënjyer kur tha se amnistia penale nuk do të lironte asnjë të hetuar apo dënuar nga SPAK dhe GJKKO dhe ndodhi e kundërta, vendosi që të merrej me flokët e kreut të PD, Lulzim Basha. Në përgjigjen e tij në Kuvend drejtuar Bashës, Manja tha se i dhimbset vetja që ai nuk ka flokë, ndërsa Bashë vetëm i shtohen. “Nuk merrem me gjëra personale se bashkë jemi moshatarë jemi një gjeneratë më dhimbset vetja se ty të shtohen mua me bien. Kam hallin tim, kush thotë të vërtetën në këtë sallë secili do të besoj të vërtetën e vet” – tha Manja. Meqenëse nuk pati argumente për amnistinë penale përballë akuzave të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe kreut të PD, përgjigjen për flokët e këtij të fundit ka vendosur t’ia jap vet berberi i Bashës ditën e sotme, i cili me ironi shprehet se përveç fendeve të shtetit, duan t’ia vjedhin edhe zanatin. “Mirë që po na vidhni nga fondet nga politika nga të gjitha, po doni të na vidhni edhe zanatin” – shprehet berberi i Bashës. Një përgjigje i ka dhënë edhe kryedemokrati i cili i kërkon ministrit të drejtësisë që ta dëgjoj mesazhin e berberit të tij: “Ulsi dëgjoje. Desha me të thënë atë ditë që ke prirje për berber po as për berber nuk bën”.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme