Politika 11 May 2024, 12:33 Nga VNA

“Ai i largoi, tashmë shkon t’i takojë”, Basha: Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të PS, t’ia mbushin stadiumet jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
“Ai i largoi, tashmë shkon t’i takojë”, Basha: Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan. Në fjalën e tij, Basha komentoi turin e takimeve të kryeministrit jashtë vendit, duke thënë se ishte ai që i largoi nga shtëpitë e tyre dhe sot po shkon të zhvillojë takime me ta.

Kreu i PD gjithashtu tha se Rama në takimin me 55 kryetarët e bashkive të partisë socialiste, u ka dhënë urdhër që të çojnë njerëz jashtë vendit për t’ia mbushur stadiumet ku do të bëjë takimet.

"Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i tij, po shkon te diaspora. A po shkon vallë te diaspora? Se lajmet e fundit tregojnë se i ka mbledhur 55 kryetarët e bashkive dhe u ka dhënë kuota, bashkitë e vogla nga 50, bashkitë e mëdha nga 100 për të mbushur stadiumin. Pse? Që të ndihet mirë Edi Rama. Dhe të eksportojë edhe më shumë shqiptarë. Dhe kryetarët e bashkive, duke nisur nga ky i Elbasanit, që kanë harruar se çfarë është shërbimi ndaj qytetarëve, i janë kthyer në vegla të shfaqjes së “one man shoë” të Edi Ramës, shfaqje me një njeri, që nuk bën më të qesh për asnjë njeri. Bën të qaj shumë nëna dhe baballarë, prindër fëmijësh. Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtuime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kjo është më kriminalja nga të gjitha. Edi Rama e di se çfarë po bën. Skalionet e larta të partisë socialiste nuk kanë asnjë dyshim se çfarë po bëjnë. Siç e tregojnë vjedhjet e me WhatsApp në skandalin e inceneratorëve, apo në skandalin e bashkisë së Tiranës. As frikë nuk kanë pasur nga ligji, dërisa erdhi SPAK" - tha Basha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme