Politika 10 May 2024, 10:37 Nga VNA

Begaj drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve: Mbani pastër sistemin , keni mbështetje të plotë

Ndaje në Whatsapp
Begaj drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve: Mbani pastër sistemin

Në ditën e Drejtësisë, pjesë e mbledhjes së përbashkët mes KLGJ dhe KLP ishte dhe presidenti Begaj i cili shprehu mbështetje dhe vlerësim për organet e reja të drejtësisë.

"Kam kënaqësinë t'ju drejtohem ju, organeve të reja të drejtësisë, Spak e GJKKO dhe t'ju shpreh mbështetjen në dhënien e drejtësisë.

10 vjet më parë nisi Reforma në Drejtësi, e cila është historike për nga rëndësia.

Standarded janë vendosur brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore. Çështje parësore mbetet zbatimi me përgjegjësi i këtyre standardeve." tha Begaj

Presidenti Begaj iu drejtua me një mesazh dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve

"Gjyqtarët dhe prokurorët që iu është besuar ky transformim duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë. Rritja e kapaciteteve profesionale të magjistratëve duhet të jetë një objektiv afatgjatë. Vetingu pati edhe efekte anësorë, ngadalësimin e drejtësië. Qytetarët presin zgjidhjen e problemeve. Kjo nuk është vetëm çështje statistike."

Presidenti Begaj shprehu mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe GJKKo për kontributin e tyre në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme