Kripë dhe Piper 5 November 2026, 07:56 Nga VNA

Shtatë avionë dhe një anije alarmohen për bomba në Europë, por nuk gjendet asnjë eksploziv

Ndaje në Whatsapp

Shtatë avionë dhe një anije alarmohen për bomba në

Aeroporte të mbyllura përkohësisht, avionë të devijuar, pasagjerë të evakuuar dhe avionë luftarakë në ajër. Europa kaloi të martën një ditë alarmesh të pazakonta, pasi të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike morën kërcënime për bomba.

Alarmet prekën fluturime drejt Varshavës, Romës, Sofjes dhe Murcias në Spanjë. Në Itali, avionë ushtarakë shoqëruan një fluturim drejt Romës, ndërsa aeroporti Modlin në Poloni u mbyll përkohësisht. Në Greqi u kontrollua edhe anija turistike Crown Iris, që kishte si destinacion Izraelin.

Të gjithë avionët u ulën të sigurt dhe kontrollet e raportuara nuk zbuluan eksplozivë. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende nëse kërcënimet ishin të koordinuara apo kush qëndronte pas tyre.

Një seri mesazhesh mjaftoi për të vënë në lëvizje policinë, aeroportet dhe ushtrinë e disa vendeve.

Burimi: Reuters, 3 nëntor 2026

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme