Kripë dhe Piper 5 November 2026, 07:55 Nga VNA

Intervista e punës që kushtoi 6.3 miliardë dollarë: Si u mashtruan inxhinierët e Binance

Ndaje në Whatsapp

Intervista e punës që kushtoi 6.3 miliardë dollarë: Si u

Një intervistë pune, një detyrë programimi dhe një kompani që nuk ekzistonte. Kaq u desh për të hapur rrugën drejt një prej vjedhjeve më të mëdha të historisë së kriptomonedhave.

Binance zbuloi më 3 nëntor se sulmi prej rreth 6.3 miliardë dollarësh, i ndodhur më 29 tetor, ishte përgatitur prej muajsh. Në shtator, një inxhinier u kontaktua përmes një platforme të ligjshme punësimi. Pas intervistave me persona që paraqiteshin si drejtues të një kompanie, ai shkarkoi një detyrë programimi që përmbante program keqdashës.

Hakerët shfrytëzuan më pas edhe një mjet të brendshëm të inteligjencës artificiale për të hyrë në sistemet e kolegëve. FBI ia atribuoi sulmin një grupi të lidhur me Korenë e Veriut, ndërsa Pheniani e mohon përfshirjen.

Bursa që ruante miliarda dollarë pasuri dixhitale u depërtua përmes një prej ritualeve më të zakonshme të tregut të punës: intervistës për një vend më të mirë.

Burimi: Reuters, 3 nëntor 2026

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme