Politika 9 May 2024, 11:35 Nga VNA

Alibeaj: Qeveria me kodin e heshtjes mafioze/ Manja: Shet moral e të ‘qan’ zemra për SPAK

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj: Qeveria me kodin e heshtjes mafioze/ Manja: Shet moral e të

Ministri i Drejtësisë Manja në interpelancën me Alibeajn ka akuzuar ketë të fundit për kohën kur opozita ishte në qeveri.

"Të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 protestues dhe mos të kesh moral, ku është morali i drejtë?! Duhet të jemi të gjithë njësoj para ligjit. S’ka një i nënës, një i babës. Ju keni ngritur një furtunë në dorë. Mos e barazoni veten me 8 fakirë, që sanksioni dhe veprat i përcakton ligji dhe jo ju! Kur ti kesh emrat nga institucionet, silli. Unë thash; nuk pranoj që të votoj amnistinë me 84 vota, dua mbi 100 vota. Ju e keni njëri me tjetrin dhe ktheni gishtin këtu. Fole qepar, të rrëshqiti goja dhe the; pazare dhe allishverishe. Nxirrni emrat. Ti ke për të ngelur gjithë jetën i pakënaqur se është çështje karakteri." tha Manja

Manja në përgjigje të opozitës ka listuar 8 personat që përfituan nga amnistia të cilët ishin të dënuar nga GJKKO.

Alibeaj në interpelancën me ministrin tha se qeveria bleu me kodin e heshtjes mafioze amnistinë penale.

"Një kod i heshtjes mafioze, duke iu kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim, që mos të rrëfejnë. Kjo ishte porosi, se mbrojtja politike është e sigurt. Pëshpërima ishte e thjesht; mbajeni gojën mbyllur se pak kohë burg do të bëni. Amnistia e maskuar si akt falje mëshire, është një shfaqje hipokrizie ndaj partnerëve. Nuk e di sa e vërtetë, është që është raportuar se të dyshuarit për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Gjyqtarit, mund të jetë liruar nga amnistia. Ata u liruan para kohe nga ndëshkimi i ligjit, pa iu dhënë koha për të reflektuar.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme