Politika 8 May 2024, 13:24 Nga VNA

BE reagon për çështjen ‘Beleri’/Nuk duhet të ndikojë në anëtarësim

Ndaje në Whatsapp
BE reagon për çështjen ‘Beleri’/Nuk duhet të

Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, përsëriti qëndrimin e tij se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime në një konferencë ku u pyet, në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë, raporton gazeta greke Kathimerini. Ajo iu referua gjithashtu kërkesës së Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Zyrtarja e BE tha se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis po i kërkon Bashkimit Evropian që të dëgjojë shqetësimin për rastin e kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili është i dënuar me dy vjet burgim për blerje votash. Sipas ministrit kjo çështje duhet të shqetësojë të gjithë Evropën.

 

.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme