Politika 7 May 2024, 16:56 Nga VNA

"Show" me Komisionin Hetimor për PPP në shëndetësi/ Mazhoranca nuk merr pjesë, Rithemelimi mbyll mbledhjen

Ndaje në Whatsapp
"Show" me Komisionin Hetimor për PPP në

Mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, ka dështuar sërish, kjo pasi mazhoranca nuk mori pjesë. Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, në pamundësi të plotësimit të kuorumit, e mbylli mbledhjen duke paralajmëruar një konferencë për gazetarët, pasi siç tha ajo në sallën ku mblidhet Komisioni nuk lejohen të mbajnë të deklaratë për mediat.

Ajo u shpreh se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Sot në rendin e ditës kishim kërkuar miratimin e kërkesave për informacion. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, do të detyrohem ta konsideroj të mbyllur këtë mbledhje, për të ftuar mediat për një prononcim. Deputetëve të Komisionit Hetimor nuk i lejohet të mbajë konferencë në këtë sallë. Kjo është një diskriminim i vazhdueshëm” - tha Vokshi.

Kujtojmë se komisioni hetimor për PPP në shëndetësi, ishin një nga 8 komisionet që ka kërkuar Rithemelimi gjatë protestave që zhvilloi për 3 muaj me rresht në Parlament. Këto komisione më pas u kthyen në plaçkë ujdie me mazhorancën, me pretekstin se Rithemelimi do të ndalte kaosin në Kuvend dhe do të jepte votën për amnistinë, e cila u dha lirinë edhe 100 të dënuarve nga GKKO, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca pranoi 2 komisione të kërkuara nga opozita dhe që sot as nuk i përfillin më, duke mos u paraqitur as në mbledhje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme