Politika 7 May 2024, 10:45 Nga VNA

SPAK "grykë zjarri", Rama: I kemi hapur rrugë, pa kursyer lëkurën tonë

Ndaje në Whatsapp
SPAK "grykë zjarri", Rama: I kemi hapur rrugë, pa kursyer

Duke e quajtur SPAK "grykë zjarri" kryeministri Rama tha se nuk e kanë ruajtur lëkurën e tyre por i janë vendosur në dispozicion municione që SPAK të luftojë kundër korrupsionit në çdo nivel.

“Ka një fakt në këtë mes, pikërisht pse e kemi me të vërtetë këtë luftë, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. I kemi hapur rrugë krijimit të një gryke zjarri të re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, por dhe ia kemi hequr vetes tani me vullnet të pagjendur më parë çdo mundësi kontrolli politik të goditjeve të asaj gryke zjarri.

Le të thotë ç’të doje kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik, e pavarur nga pushteti politik. I kemi hapur rrugë dhe furnizim special me municione, i kemi vendosur në dispozicion një hapësirë ligjore të qepur enkas për këtë, por dhe një buxhet pagash që askund në Europë është mbi hierarkinë shtetërore.

Qëndrojnë në majë të piramidës. Por ende as forca jonë nuk e ka fituar luftën për pastrimin e korrupsioni. Edhe brenda partisë sonë mbetet ende shumë punë”, tha Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme