Politika 6 May 2024, 22:46 Nga VNA

“Nxorrën Belindin me autobus, harruan gradaçelat”, Ylli Rakipi: Rithemelimi punonte me Veliajn në zgjedhje lokale

Ndaje në Whatsapp
“Nxorrën Belindin me autobus, harruan gradaçelat”, Ylli

Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin e tij “Të Paekspouarit” mbrëmjen e sotme, foli për edhe akuzat që iu bënë Rithemelimit në zgjedhjet lokale se ka punuar për Erion Veliajn. Rakipi u shpreh se e detyruan Belindin të bënte fushatë me autobuz, duke hequr vëmendjen nga kullat në Tiranë, ndërsa nga ana tjetër merrnin si shpërblim benefite.

“Në zgjedhje përballë Erion Veliajt nxorrën një autobuz. E detyruan Belindin e shkretë të nxirrte një autobuz, një autobuz free, të lirë. Dhe ndërkohë u harruan të gjitha gradaçelat që ndërtohen në Tiranë dhe të gjitha gjërat. Dhe doli fjala dhe u përfol vazhdimisht që opozita ishte duke punuar me Erion Veliajn dhe merrte benefitet e veta, merrte shpërblimet e veta, merrte objektet e veta. Merrte kullat dhe vilat dhe këto të vetat” – tha Rakipi.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme