Sport 5 November 2026, 12:00 Nga VNA

Fundi i një epoke: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas 23 vitesh

Ndaje në Whatsapp

Fundi i një epoke: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares

Cristiano Ronaldo ka njoftuar këtë të enjte, më 5 nëntor, vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një prej karrierave më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez ka bërë të ditur se do ta mbyllë aventurën me përfaqësuesen pas ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit, duke dorëzuar fanellën me numrin 7, të cilën e shndërroi në simbol të karrierës së tij.

“Portugalia do të jetë gjithmonë brenda meje”, është mesazhi me të cilin Ronaldo ka shoqëruar videon e lamtumirës, të publikuar në rrjetet sociale.

Vendimi vjen pas një periudhe tensionesh mes futbollistit dhe trajnerit Jorge Jesus. Në fund të shtatorit, Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares pas mosmarrëveshjeve lidhur me aktivizimin e tij, ndërsa më vonë akuzoi trajnerin se kishte shkelur marrëveshjet mes tyre.

Ronaldo e nisi rrugëtimin me kombëtaren portugeze në vitin 2003, kur ishte vetëm 18 vjeç. Gjatë 23 viteve me fanellën e Portugalisë, ai regjistroi 234 paraqitje dhe 146 gola, duke vendosur rekordet botërore për numrin e ndeshjeve dhe golave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve.

Momenti më i madh i karrierës së tij me Portugalinë mbetet triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016, kur portugezët fituan për herë të parë trofeun kontinental. Ronaldo ishte gjithashtu pjesë e sukseseve të Portugalisë në Ligën e Kombeve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli profesionist. Vendimi i tij lidhet me përfaqësuesen kombëtare.

Pas më shumë se dy dekadash, Portugalia përgatitet për një epokë të re pa futbollistin që mbajti për vite të tëra shiritin e kapitenit dhe fanellën me numrin 7.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme