Sport 3 November 2026, 18:12 Nga VNA

Arda Guler i sjell Fenerbahçes miliona të tjerë, Real Madridi aktivizon bonusin pas 125 ndeshjeve

Ndaje në Whatsapp
Arda Guler i sjell Fenerbahçes miliona të tjerë, Real Madridi

Fenerbahçe ka përfituar edhe 2 milionë euro të tjera nga transferimi i Arda Gulerit te Real Madridi, pasi mesfushori turk arriti kuotën e 125 paraqitjeve me fanellën e klubit spanjoll. Ky moment historik u regjistrua në fitoren 3-0 ndaj Racing Santander, duke aktivizuar një tjetër bonus të parashikuar në marrëveshjen e transferimit të vitit 2023.

Sipas mediave turke, tarifa fillestare e transferimit ishte 20 milionë euro, por falë bonuseve të përfshira në kontratë, Fenerbahçe ka arkëtuar tashmë më shumë se 30 milionë euro. Për më tepër, klubi nga Stambolli ka ruajtur edhe një klauzolë prej 20% nga një shitje e ardhshme e futbollistit, duke lënë të hapur mundësinë për të përfituar sërish financiarisht nga zhvillimi i karrierës së tij.

Guler po kalon një periudhë shumë të mirë te Real Madridi dhe është kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Në sezonin 2026-2027, 21-vjeçari ka regjistruar tre gola dhe gjashtë asistime në 12 ndeshje, duke konfirmuar rritjen e tij në futbollin europian.

Ndërkohë, drejtuesit madrilenë thuhet se kanë siguruar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin turk deri në vitin 2032, një tregues i besimit që klubi ka te potenciali dhe e ardhmja e tij.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme