Sport 4 November 2026, 19:01 Nga VNA

Ndeshja përfundon në kaos në Brazil, 51 kartonë të kuq pas sherrit masiv! Thyhet rekordi i Guinnessit

Ndaje në Whatsapp
Ndeshja përfundon në kaos në Brazil, 51 kartonë të kuq

Një gjysmëfinale e kampionatit U20 në Brazil është kthyer në një skenë kaosi, duke përfunduar me një bilanc të jashtëzakonshëm prej 51 kartonësh të kuq. Përballja mes Uberlandias dhe Mamores degjeneroi në minutat shtesë, pas një episodi që shkaktoi përleshjen masive mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të të dyja skuadrave.

Shkëndija u ndez pasi Mamore realizoi golin e tretë. Në festën e golit, një prej futbollistëve të skuadrës mike iu afrua pankinës të ekipit vendas, duke provokuar reagimin e kundërshtarëve. Brenda pak çastesh, situata doli jashtë kontrollit, me lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik që u përfshinë në përleshje, ndërsa në drejtim të tyre u hodhën edhe objekte të ndryshme.

Kaosi ishte aq i madh sa gjyqtari nuk arriti të nxirrte dhe të administronte kartonët e kuq gjatë përleshjes. Përjashtimet u regjistruan më vonë në raportin zyrtar të ndeshjes, ku bilanci rezultoi i pazakontë, 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me karton të kuq.

Me 51 përjashtime gjithsej, kjo përballje tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 36 kartonësh të kuq në një ndeshje, të regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness. Një gjysmëfinale që duhej të vendosej nga futbolli përfundoi kështu në një prej episodeve më të pazakonta të dhunës në fushat e futbollit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme