Kronika 5 November 2026, 11:40 Nga VNA

GJKKO i mbyll derën kërkesave të Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në kafazin e xhamit gjatë gjyqit

Ndaje në Whatsapp

GJKKO i mbyll derën kërkesave të Ilir Metës, ish-presidenti

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesat e ish-presidentit Ilir Meta për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë procesit gjyqësor, si dhe për transmetimin drejtpërdrejt të seancave për publikun.

Kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë shqyrtimit të çështjes, duke kundërshtuar vendosjen në hapësirën e izoluar me xham brenda sallës së gjyqit.

Një tjetër kërkesë e Metës ka qenë lejimi i kamerave dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i procesit gjyqësor, me argumentin se publiku duhet të ketë mundësi të ndjekë zhvillimet dhe të njihet me pretendimet e palëve.

Gjykata e Posaçme ka mbajtur qëndrim refuzues ndaj këtyre kërkesave, duke argumentuar se prania e kamerave mund të ndikojë në zhvillimin normal të procesit gjyqësor. Ndërkohë, në një vendim të mëparshëm, trupa gjykuese ka pranuar kërkesën që mbrojtjes t'i krijohen kushtet për aksesimin e provave elektronike.

Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, lidhet me hetimet për çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasuritë e të pandehurve.

Meta përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i ka kundërshtuar. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa procesi ndaj tij vijon në Gjykatën e Posaçme.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme