Politika 6 May 2024, 22:33 Nga VNA

Afera me inceneratorin e Tiranës, Ola Xama: Bashkia e Tiranës dhe Veliaj ishin në dijeni të gjithçkaje

Ndaje në Whatsapp
Afera me inceneratorin e Tiranës, Ola Xama: Bashkia e Tiranës dhe

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ulur rolin e bashkisë së Tiranës në aferën e inceneratorëve, deklaroi sot se institucioni që ai drejton është njëri prej 5 bashkive të qarkut të Tiranës. Por gazetarja Ola Xama, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se bashkia e Tiranës është kliente në 90 për qind të punës së inceneratorit që nuk ekziston. Ajo deklaroi se bashkia dhe Veliaj ishin në dijeni të gjithçkaje ka ndodhur.

“Bashkia e Tiranës është kliente e inceneratorit të Tiranës në masën 90 për qind. Autoriteti që merret me mbetjet e qytetit është bashkia e Tiranës.

Bashkia ka qenë në dijeni të gjithçkaje nga Ministria e Mjedisit te kompania koncesionare kur ka marrë rolin e autoritetit kontraktor. Bashkia e Tiranës dhe zoti Veliaj ishin në dijeni të planit të fizibilitetit, kush do t’i merrte përsipër kostot e shpronësimit dhe të financimit. Ishte letra e zotit Veliaj që dy përfaqësuesit e saj, tashmë nën hetim, Namik Simixhiu dhe Taulant Tusha, ishin pjesë e grupit negociues të kontratës ku u shpall fituese kompania “Integrated Energy”.

Është këshilli bashkiak i Tiranës që miratoi planin e financimit dhe është bashkia që shtroi terrenin për kontratën që miratoi fitime të padrejta prej 60 milionë euro prej dherave dhe me tarifa që vendosi vetë koncesionari. Ato i vendosi vetë kompania dhe ndërtuesit thonë se i kanë parë te faqja e internetit të kompanisë”-tha Xama.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme